SPORT, 8 Janar 2023, 19:29

Kupa FA në Angli/ Mançester Siti turpëron Çelsin

Kupa FA në Angli/ Mançester Siti turpëron Çelsin

Mançester Siti ka kaluar raundin 1/32 në FA Cup, pasi eliminoi Çelsin, në ndeshjen e fituar 4-0. Në ndeshjen e luajtur sot pasdite në Etihah, nuk pati histori, edhe pse pritej një sfidë e luftuar.

“Qytetarët” zgjidhën ndeshjen në minutën e 23-të me Mahrez, i cili dërgoi topin pas shpinës së portierit. Alvarez pak më vonë do dyfishonte shifrat, pas një ekzekutimi të një penalltie. Goli i 3-të do vinte nga Foden, në minutën e 38-të.

Në fundin e fraksionit të dytë, djemtë e Guardiolës do festonin sërish, këtë herë golin e Mahrez nga penalltia.

Asgjë për të bërë për Blutë e Londrës në pjesën e dytë, me të besuarit e Potter që nuk mundën dot të reagonin, duke e mbyllur shumë shpejt aventurën në Kupën e Anglisë.