SPORT, 8 Janar 2023, 18:40

Ibra drejt rikuperimit, ja kur mund ta shohim në fushë suedezin

Ibra drejt rikuperimit, ja kur mund ta shohim në fushë suedezin

Zlatan Ibrahimovic është duke punuar intensivisht për një rikthim sa më të shpejtë në fushën e lojës. Më në fund, duket se koha e pritjes po përfundon dhe nga sa bëhet me dije në mediat italiane, suedezi do të rikthehet në mesjavë në Milano.

Që nga dëmtimi i tij dhe operacioni në përfundim të sezonit të shkuar, Ibra është duke kaluar një periudhë rikuperimi dhe riaftësimi dhe pritet që në mesjavën e ardhshme të lërë Miamin, ku edhe është duke u stërvitur dhe pushuar në të njëjtën kohë, për t’u rikthyer në klubin kuqezi.

Vetë sulmuesi suedez ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet duke u stërvitur intensivisht, ndërsa trajneri i Milanit ka konfirmuar mbërritjen e tij në Itali gjatë këtyre ditëve dhe më pas do të bëhet edhe vlerësimi i formës së tij dhe gjendjes për t’iu bashkuar skuadrës në stërvitje apo edhe për të vendosur se kur do të mund të jetë i gatshëm për të luajtur.

Në skuadrën kuqezi, nëse gjerat do të shkojnë sipas planeve dhe riaftësimi i suedezit të jetë i plotë, atëherë synim mbetet ndeshja kundër Totenhemit, në mesin e muajit shkurt.