SPORT, 10 Maj 2022, 23:06

Fitore me përmbysje ndaj Aston Vilës, Liverpuli nuk dorëzohet dhe barazon me pikë Mançester Sitin

Fitore me përmbysje ndaj Aston Vilës, Liverpuli nuk dorëzohet dhe

Liverpuli është rikthyer te fitorja në kampionat. Të kuqtë e Klopit mposhtën me përmbysje Aston Vilën 1-2 në sfidën e vlefshme për javën e 36 të Premier Ligës, duke barazuar përkohësisht me pikë kryesuesit e Sitit që kanë edhe 1 ndeshje më pak.

Në 2 sfidat e fundit, Liverpuli do të përballet me Sauthemptonin e Brojës dhe Uolvesin. Do të duhej një mrekulli e çmendur, që skuadra e Klopit, të parakalonte Sitin në këtë fazë të sezonit.

Për sa i përket ndeshjes së sotme, vendasit e Aston Vilës, kaluan të parët në avantazh me anë të Dagllas Luiz. Festa e vendasve zgjati vetëm 3 minuta pasi në të 6-tën, Matip vendosi baraspeshën. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Në fragmentin e dytë të lojës, ishte Liverpuli që e kërkoi me ngul golin, ndërkohë që duhet të vitne minuta e 65-të, kur Mane goditi saktë me kokë duke përshëndetur rrjetën. Minutat në vijim nuk prodhuan gola.

Fitore me përmbysje ndaj Aston Vilës, Liverpuli nuk dorëzohet dhe