SPORT, 10 Maj 2022, 17:14

Format i ri i Champions League, miratohen ndryshimet, rritet numri i skuadrave pjesëmarrëse

Format i ri i Champions League, miratohen ndryshimet, rritet numri i skuadrave

UEFA Champions League do të pësojë ndryshime duke filluar nga sezoni 2024-2025.  Gjithçka është zyrtarizuar nga vetë UEFA, e cila ka bërë shpjegimin përkatës.

Në kompeticionin më të rëndësishëm europian nuk do marrin pjesë 32 skuadra, por 36 të tilla. 2 nga 4 ekipet shtesë do të caktohen nga sistemi i koeficientëve kombëtarë, pra e thënë më mirë, varet nga përformanca e skuadra dhe numri i pikëve të grumbulluara.

Dy klubet e tjera që do të “përqafojnë” Championsin do të vijnë nga Franca ose Portugalia dhe një ekip që s’ia ka dalë të shkojë automatakisht.

Tjetër ndryshim që vlen të theksohet është rritja e numrit të sfidave në grup, ku nga gjashtë, tashmë do jenë tetë ndeshje. Miratimi i përditësimeve u bë pas një diskutimi të gjatë.