SPORT, 10 Maj 2022, 18:44

Dortmund nuk humb kohë, zyrtarizon transferimin e talentit gjerman si zëvendësuesin e Haland

Dortmund nuk humb kohë, zyrtarizon transferimin e talentit gjerman si

Borusia Dortmund nuk ka humbur kohë për të gjetur zëvendësuesin e Erling Haland që u largua tek skuadra e Mançester Sitit.

Sulmuesi gjerman 20-vjeçar Karim Adejemi,  i cili aktivizohej te Salzburgu në ligën austriake, është zyrtarizuar si sulmuesi i ri i verdhezinjve.

Dortmund e ka njoftuar këtë transferim në kanalin zyrtar në “Tweeter”, me sulmuesin që ka firmosur një kontratë me gjermanët deri në vitin 2027.