SPORT, 10 Maj 2022, 19:50

“Duam kampionatin dhe Kupën e Italisë”, Inzagi: Me Juventusin duhet të japim 120% në fushë

“Duam kampionatin dhe Kupën e Italisë”, Inzagi: Me

Trajneri i Interit, Simone Inzagi, ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes finale të Kupës së Italisë që skuadra e tij do të zhvillojë kundër Juventusit, nesër në orën 21:00.

Tekniku italian ka theksuar rëndësinë e sfidës, teksa ka përmendur edhe fitoren e kampionatit si një prej objektivave të këtij fund sezoni.

“Unë, stafi dhe skuadra e dimë se çfarë kemi bërë në këtë sezon.

Jemi në garë për kampionatin dhe kupën dhe duam t’i fitojmë që të dyja.

Kjo do të jetë finalja e dytë për mua si trajner i Interit dhe shpresoj të përsëris suksesin e Superkupës.

Me Juven duhet të japim 120% në fushë, duhet të jemi gati për një ndeshje të madhe, një finale.

Do kisha preferuar ta luanim ndeshjen në përfundim të kampionatit, por ky është sistemi i vendosur dhe duhet ta pranojmë.”, u shpreh Inzagi.