SPORT, 28 Maj 2023, 20:41

Zëvendësoi Edi Rejën, trajneri shqiptar nuk ia del/ Skuadra e futbollistit të Shpresave bie nga kategoria

Zëvendësoi Edi Rejën, trajneri shqiptar nuk ia del/ Skuadra e

ND Gorica nuk ka mundur të mbijetojë në elitën e futbollit slloven, teksa u mposht nga Aluminij në finalen e mbijetesës. Në ndeshjen e parë Gorica u mposht me rezultatin 3-1, teksa në të kthimit nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1. 
Vlen të theksohet se për disa javë skuadra bardheblu u drejtua edhe nga Edi Reja, pas largimit të tij, drejtimin e skuadrës së fundmi e mori trajneri me origjinë shqiptare, Agron Salaj, por nuk ia doli që të përmbushte misionin mbijetesë.  

Pjesë e Goricës në këtë sezon ishte dhe sulmuesi i Shpresave Bernard Karrica si dhe mesfushori me origjinë shqiptare Alesandro Ahmetaj. Skuadra bardheblu e mbylli kampionatin në vendin e parafundit, por dështoi në “play out”.