TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Inter ka siguruar matematikisht kualifikimin në Champions League, pas fitores 3-2 në shtëpi ndaj Atalantës. Skuadra e Inzaghit pozicionohet në vendin e dytë, me 69 pikë të grumbulluara në 37 ndeshje. Atalanta e vendit të pestë ka 61 pikë.
Pas vetëm 30 sekondash lojë, Martinez nxorri një me një top shumë të bukur Lukakun para porte, me belgun që dribloi dhe portierin për të shënuar.
Zikaltërit realizuan golin e dytë në minutën e 3-të me Barella. Miqtë bergamaskët u rifutën në lojë në minutën e 36-të me Pasalic, por vetëm përkohësisht pasi Martinez mbylli llogaritë e takimit në të 77-tën. Në limite, goli i Muriel shërbeu për statistikë.
Për skuadrën e Gasperinit, Gjimshiti luajti titullarë, sakaq në krahun tjetër pati 10 minuta për Asllanin.