TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Humbja 0-1 e Arsenalit nga Nottingham Forest në raundin e 37-të të Premierligës e bëri Manchester Cityn kampion të Anglisë për të tretin sezon radhazi me tre ndeshje të mbetura në sezon.
Por lojtarët e Pep Guardiolës vazhduan të ndezin motorët e tyre dhe në dy ndeshjet e ardhshme morën 4 pikë. Ata mundën Chelsean 1-0, dhe barazuan me zbulimin e sezonit, Brighton 1-1.
Manchester City do të arkëtojë 190 milionë euro, sipas Daily Mail, ndërkohë që skuadra më e dobët në Premierligë, Southampton, e cila grumbulloi vetëm 24 pikë në 37 ndeshje, do të përfitojë një shumë që i kalon 100 milionë eurot.
Bëhet fjalë për një shpërndarjen e një shume prej 2 miliardë e 600 milionë paundë, që janë në dispozicion të 20 skuadra të futbollit elitar britanik.
Gjithsesi, shikoni tabelën për të mësuar se sa para do të përfitojnë skuadrat e Premier League: