SPORT, 27 Dhjetor 2022, 23:18

Zbulohen prapaskenat/ 500 mijë euro diferencë, ylli i Milanit pranë rinovimit përpara janarit

Zbulohen prapaskenat/ 500 mijë euro diferencë, ylli i Milanit

Ismael Benaser është një hap larg rinovimit të kontratës. Milani dhe menaxherët e lojtarit do të takohen sërish së shpejti për të zgjidhur detajet përfundimtare. Mesfushori franko-algjerian, i lindur në vitin 1997, dihet se është i lidhur me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2024 dhe aktualisht merr 1.5 milionë euro neto në sezon.

Çështja në lidhje me bonuset mbetet për t’u përcaktuar. Me pak fjalë, shumë shpejt mund të shohim tym të bardhë për një marrëveshje deri në vitin 2027, me një pagë fikse rreth 4 milionë euro. Diferenca mes palëve është vetëm 500 mijëeuroshe, çka përbën një pengesë që nuk duhet të jetë e vështirë për t’u kapërcyer, teksa takimi përfundimtar pritet të zhvillohet përpara janarit.

Kujtojmë se me 21 prezenca mes Champions-it dhe Serisë A, Benaserështë ndër lojtarët më të përdorur në pjesën e parë të sezonit nga ana e StefanoPiolit. Trajneri beson shumë tek algjeriani, të cilin e ka parashikuar si surprizë të sezonit. Deri në këtë moment, numri 4 kuqezi ka kontribuar në ekip me një gol e njëasist, por të gjithë presin më shumë prej tij në vijimin e sezonit.