SPORT, 26 Dhjetor 2022, 18:56

Premier Ligë/ Njukasëll ngjitet në vendin e dytë, Kristal Palas e mbyll me nëntë lojtarë

Premier Ligë/ Njukasëll ngjitet në vendin e dytë, Kristal

Kanë përfunduar edhe katër sfida të javës së 17-të të Premier Ligës. Ndeshja që prodhoi më shumë gola ishte ajo mes Sauthemptonit dhe Brajtonit (1-3)

Një tjetër sfidë interesante ishte ajo mes Kristal Palas dhe Fulham (0-3). Këta të fundit arritën të shënojnë tre gola, ndërsa vendasit u ndëshkuan me dy kartonë të kuq gjatë ndeshjes duke luajtur me nëntë lojtarë.

Wolves arriti të fitojë me përmbysje me Evertonin (1-2). Teksa dukej se ndeshja do të fundonte në barazim, miqtë shënuan golin e fitores në minutën e fundit.

Njukasëlli mori një 3-pikësh të vlefshëm ndaj Leisterit (0-3) duke u ngjtur në vendin e dytë në tabelë me 33 pikë.

Premier Ligë/ Njukasëll ngjitet në vendin e dytë, Kristal