TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Duke folur në mikrofonat e “Radio Radios”, avokati Roberto Alfetra i është rikthyer diskutimit për hetimin e Juventusit në lidhje me plusvalencat. Sipas tij, bardhezinjtë nuk rrezikojnë zbritjen nga kategoria, pavarësisht se cilat mund të jenë përfundimet e dala nga hetimi.
“Nëse nuk jeni regjistruar në kampionat sipas neneve 93 dhe 94, duhet të ktheheni në futbollin amator, siç bënë më parë Parma dhe Fiorentina. Megjithatë, pagat nuk kanë rëndësi, sepse ato nuk cenojnë kriteret e pranimit në kampionatin e Serisë A dhe nuk shkelin kontratën standarde. Në fakt, lojtarët kanë lirinë të bien dakord me klubet për reduktimet dhe shlyerjen e mëtejshme të pagesave”, ka thënë ai. Avokati më pas ka analizuar atë çfarë mund të ndodhë me Juventusin në kompeticionet e UEFA-s.
“UEFA mund ta ndëshkojë Juventusin, sepse nuk i ka depozituar marrëveshjet private në Itali dhe për këtë arsye ato nuk mund të përdoren. UEFA po pret të ketë një bashkëbisedues sportiv për të biseduar për këtë temë. Ai mund të jetë Alesandro del Piero.
Juventusi mund të ketë sanksione të ndryshme në Itali dhe në Europë. UEFA mund të ndëshkojë ashpër Juventusin, ndërsa në Itali mund të ketë vetëm një paralajmërim administrativ, pasi ka rregulla të ndryshme”, ka thënë ai.