SPORT, 27 Dhjetor 2022, 08:54

Merkato e re dhe ekonomike, ja katër emrat që Interi pritet të afrojë në janar

Merkato e re dhe ekonomike, ja katër emrat që Interi pritet të

Drejtuesit e Interit kanë nisur të pro jektojnë të ardhmen e klubit, duke nisur si nga merkatoja e dimrit e deri tek ajo e verës. Me janarin që po troket dhe duke pasur parasysh politikat e kursimit të udhëzuara disa herë nga presidenti Zhang, Marota e Auzilio janë fokusuar kryesisht te të rinjtë premtues dhe me kosto të ulët, e sidomos ata me kosto zero.

TURAM – Markus Turamit i skadon kontrata me Borusia Munshengladbahun në qershor dhe që në janar mund të zgjedhë klubin me të cilin do të gjejë akordin.

Të vetëdijshëm mbi konkurrencën e madhe për të siguruar shërbimet e francezit, drejtuesit zikaltër kanë programuar një takim në ditët e para të janarit duke përfituar nga fakti që 25- vjeçari duket i interesuar për një eksperiencë në Serinë A.

Gjithsesi, tek Interi e dinë mirë se nëse do të sjellin në Itali Turamin, atëherë duhet të krijojnë hapësirë në repartin ofensiv, me Korrean e Xhekon më të rrezikuar, pa lënë mënjanë faktin që mund të mos rinovohet huazimi i Lukakut.

MUSAH – Mesfushori i Valencias, Junus Musah, është prej kohësh objektiv i zikaltërve që kanë caktuar edhe për të një takim në axhendën e janarit.

Amerikani vlerësohet rreth 20 milionë euro dhe duke pasur parasysh që kontrata skadon në 2026-ën, Interi po përpiqet të bindë spanjollët për huazimin me detyrim blerjeje, formulën që do t’u mundësonte të mos krijonin diferencë negative në bilanc.

SKALVINI – Emri më i lakuar dhe më i dëshiruar në shtëpinë e Interit, mbi të gjitha tani që Shkriniar vazhdon të hezitojë për rinovimin.

19-vjeçari i Atalantës shikohet si e ardhmja e prapavijës italiane dhe zikaltrit nuk duan ta lënë t’u shpëtojë ky rast.

Nëse Shkriniar nuk kthen një përgjigje pozitive brenda janarit, gjithë investimi i energjive të drejtuesve do të jetë në drejtim të Xhorxho Azedin Unahi, i cili ishte një nga zbulimet e Botërorit nga Skalvini, kartoni i të cilit vlerësohet me 20 milionë euro.

UNAHI – Azedin Unahi ishte një nga lojtarët kyç të Marokut dhe një nga zbulimet e Botërorit të Katarit.

Mesfushori i Onzherit ka përfunduar edhe në radarët e Napolit përveç atyre të Interit, me francezët që kërkojnë 25 milionë euro për të lejuar largimin e 22-vjeçarit.