SPORT, 26 Dhjetor 2022, 21:20

Iniesta: E shoh të vështirë të punoj me Ksavin

Iniesta: E shoh të vështirë të punoj me Ksavin

Andres Iniesta është një simbol. I qetë, miqësor, i afërt. Frymëzon besimin dhe transmeton paqe, përulësi dhe përpjekje, vlera që ai donte të rrëmbejë në markën sportive “Capitten”, që sapo ka lançuar në Europë dhe me të cilën ka triumfuar në Japoni.

Në moshën 38-vjeçare, ai ndërthur karrierën e tij sportive, duke luajtur për Visel Kobe, me rolin e tij si biznesmen.

Sa herë që mundet, ai kthehet në Barcelonë, aty ku ka miq të mëdhenj, përfshirë trajnerin e Barcelonës, Ksavi Hernandez. Të shumtë janë ata që e shohin në një stol me Ksavin në drejtimin e Barcelonës, por gjatë një interviste për “Marca”, ai e ka përjashtuar një gjë të tillë.

“Unë dhe Ksavi te Barcelona nuk është një ide e keqe, por e shoh të vështirë që të punojmë së bashku në stol”, ka thënë Iniesta.