TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Karim Djaziri, agjenti dhe këshilltari i besuar i Karim Benzemas, ka pohuar se sulmuesi do të ishte i aftë për ndeshjet e Francës në Kupën e Botës “Katar 2022” nga 1/8 e finales e tutje.
Ylli i Real Madridit kishte lënduar kofshën e majtë në seancën e tij të parë të plotë stërvitore me Francën, që e detyroi atë të largohet pa luajtur fare në Katar, transmeton Gazeta Express.
Përmes një postimi në “Twitter”, Djaziri theksoi se ka parë prova që tre specialistë kishin konfirmuar se fituesi i “Topit të Artë” do të ishte i aftë për ndeshjen kundër Polonisë, të paktën të niste nga pankina, shkruan “GFFN”.
Forma fizike e Benzemas ka qenë një burim polemikash gjatë gjithë ecurisë së Kupës së Botës të “Gjelave”, që pastaj kulmoi me sulmuesin që njoftoi pensionimin e tij menjëherë pas finales.
Forma e tij fizike ka qenë qenë burimi i dukshëm i tensioneve midis stafit të Francës, homologëve të tyre të Real Madridit dhe skuadrës së vetë 34-vjeçarit, duke pasur parasysh se ai mori pjesë në një miqësore me “Los Blancos” më 15 dhjetor.
Je pose ça là mais avant ça j’ai consulté 3 spécialistes qui confirment le diagnostic que @Benzema aurait pu être apte à partir des 1/8 éme pour au moins être sur le banc ! Pourquoi lui avoir demandé de partir si vite ? pic.twitter.com/wtOHhDeDVW
— Karim Djaziri (@KDjaziri) December 26, 2022