SPORT, 18 Janar 2022, 22:27

Zbulohen emrat, ja dy trajnerët që janë në balotazh për ta marrë drejtimin e Kosovës

Zbulohen emrat, ja dy trajnerët që janë në balotazh për

Përfaqësuesja e Kosovës, ka mbetur pa trajner pas shkarkimit të Bernard Shaland. “Dardanët” janë në kërkim të një “timonieri” të ri, teksa po shqyrtojnë me tepër kujdes, të gjithë kandidatët potencialë.

Emra të mëdhenj të trajningut  i janë ofruar Federatës së Futbollit të Kosovës për të marrë drejtimin e Kosovës. FFK-ja akoma nuk ka vendosur se kush do të jetë trajneri i ri, teksa së fundi, Gazeta “Infokus”, ka arritur të zbulojë se në garë të ngushtë për të marrë “timonin” e përfaqësueses kosovarë, janë dy trajnerë. Bëhet fjalë për gjermanin Feliks Magath dhe francezi Alain Girese.

Gjithashtu bëhet me dije se presidenti i FFK-së, Agim Ademi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij është në udhëtim jashtë vendit, ku pritet ta finalizojnë marrëveshjen me trajnerin e ri të Kosovës. Në ditët në vijim pritet të mësohet se kush do ta fitojë këtë balotazh.