SPORT, 18 Janar 2022, 11:14

Dueli që mund ta afrojë me kreun, Kukësi lajmëron tifozët për biletat e supersfidës

Dueli që mund ta afrojë me kreun, Kukësi lajmëron

Ndeshja ndaj Dinamos mund të jetë shumë vendimtare për fatin e sezonit të Kukësit. Një fitore në mesjavë ndaj dinamovitëve afron verilindorët në vetëm tre pikë diferencë nga Tirana e vendit të parë.

Kjo do të shtonte në mënyrë të ndjeshme shanset për të kapur kreun duke parë kalendarin e javëve në vazhdim dhe faktin se pikërisht në javën e 18, Kukësi do të përballet me bardheblutë e vendit të parë.

Ndaj në klub është vendosur që për duelin me Dinamon të ketë çmime popullore në “Elbasan Arena” ku luhet ndeshja e kësaj mesjave.

“Klubi i Kukësit njofton se nga dita e sotme mund të blihen biletat për ndeshjen e javës së 16 të Superiores, Kukësi – Dinamo. Ndeshja është planifikuar të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” ditën e mërkurë, duke nisur nga ora 16:45.

➡️ Çmimet e biletave variojnë si më poshtë:

TRIBUNA A – B  –  2000 LEKË

TRIBUNA PËRBALLË – 500 LEKË

TRIBUNA PAS PORTE – 300 LEKË

TRIBUNA MIKE (G3A – G3B) – 300 LEKË.

*Biletat mund të blihen në biletarinë e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe në biletarinë e stadiumit “Elbasan Arena”.

Dueli që mund ta afrojë me kreun, Kukësi lajmëron