SPORT, 18 Janar 2022, 15:49

Ultimatum i Borusias për Haland, sulmuesit i vendoset afat për të zbuluar të ardhmen

Ultimatum i Borusias për Haland, sulmuesit i vendoset afat për të

Borusia e Dortmundit nuk ka ndër mend të presë më Erling Haland. Sulmuesi po udhëheq skuadrën me golat e tij duke e bërë përsëri një rivale të Bajernit në luftën për titullin, por mbi të rëndon gjithmonë pikëpyetja rreth të ardhmes.

Kështu, për të patur një ide sa më të qartë se çfarë do të ndodhë në klub, Borusia Dortmund i ka vendosur një ultimatum futbollistit, i cili në verë mund të largohet me një klauzolë prej 75-80 milionë eurosh.

Sipas “Deportes Cuatro”, brenda të dielës së kësaj jave, Haland duhet të përgjigjet rreth asaj që do të vendosë për të ardhmen e tij, nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit gjerman edhe vitin e ardhshëm, apo nëse do të pranojë ndonjë nga ofertat që i kanë mbërritur nga klubet më në zë të Europës. Lëvizja e klubit gjerman është të mësojë gjithçka sa më shpejt, në mënyrë që në rast largimi të lojtarit, të ndërhyjë në merkato për ta zëvendësuar sa më shpejt.