SPORT, 3 Janar 2022, 14:16

Vllaznia e nis vitin me largim, mesfushori braktis kuqeblutë për Suedinë

Vllaznia e nis vitin me largim, mesfushori braktis kuqeblutë për

Mesfushori i Vllaznisë, Arlind Kalaja, është largimi i parë i Vllaznisë këtë merkato.

Sipas “Shkodra Sport”, 26-vjeçari pritet ta vazhdojë pjesën tjetër të këtij sezoni në Suedi, me emrin e ekipit që pritet të bëhet me dije në ditët në vazhdim.

Kalaja nuk është aktivizuar aq sa pritej këtë sezon nga tekniku Brdariç dhe kjo gjë ka sjellë largimin e shkodranit. Sezonin e kaluar mesfushori me tipare sulmuese ka qenë një nga pikat kyçe për Vllazninë, e cila doli në vendin e dytë, me të njejtin numër pikësh me Teutën e vendit të parë, por me golavarazh më të vogël.

26-vjeçari është aktivizuar dhe me ekipet e Kukësit, Kastriotit dhe Teutës në Shqipëri, ku me këta të fundit ka fituar dhe një trofe, atë të Supërkupës në sezonin 2019-2020.

Shumë shpejt pritet konfirmimi nga ana e klubit për transferimin e Kalajës drejt Suedisë, ku mesfushori do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij.