TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Barcelona triumfoi me shifrat 1-0 ndaj Majorkës në fushën e kësaj të fundit.
Me një skuadër të mbushur me emra të rinj dhe zgjedhje të dyta për shkak të mungesave të shumë lojtarëve titullarë për dëmtime, pezullime e COVID, telashet e Çavit u zgjidhën nga një prej të padëshiruarve e që është me valixhe në dorë gjatë merkatos së janarit.
Në sfidën e cila nuk u shty edhe pse të dy palët bënë kërkesë, goli i vetëm u shënua në pjesën e parë nga Luk De Jong, një futbollist i afruar nga Kuman por të cilit i është bërë e qartë se në janar do t’i duhet të gjejë një sistemim tjetër.
Ai goditi shtyllën e më pas traversën, para se sfera të ndalej në rrjetë me tentativën e tretë duke i dhënë avantazhin katalanasve. Një avantazh që ata arritën ta administronin mirë, duke mos u lënë hapësira vendasve. Megjithatë, në fund u desh një mrekulli e Ter Shtegen që të evitonte një gol të sigurt dhe të ruante tre pikët që e ngjitin Barcelonën vetëm 1 pikë larg vendit të katërt që çon në Ligën e Kampioneve.