SPORT, 3 Janar 2022, 12:33

Insinje firmos të enjten, Toronto kërkon një tjetër yll Italian

Insinje firmos të enjten, Toronto kërkon një tjetër yll

Lorenco Insinje pritet të firmosë për Toronton me negociatat që janë në fazën e tyre finale dhe pritet të përfundojnë të enjten. Drejtuesit e klubit kanadez priten të mbërrijnë shpejt në Itali për të mbyllur marrëveshjen me Napolin.

Sipas Corriere Dello Sport, nuk ka asnjë pengesë për arritjen e kësaj marrëveshje me kapitenin e Napolit që pritet të fluturojë drejt Kanadasë menjëherë sapo të mbyllet sezoni.

Italiani pritet të përfitojë 13 milionë dollarë në sezon nga një kontratë pesëvjeçare.

Por Insinje nuk është i vetmi objektiv i Torontos në Itali. Drejtuesit priten që të shkojnë drejt Torinos për të hapur bisedimet për një transferim të mundshëm të sulmuesit Andrea Beloti.

28-vjeçari do të largohet nga Torino në fund të këtij sezoni dhe oferta nga ana e kanadezëve pritet të jetë e parezistueshme për lojtarin, ashtu si e Insinjes.