TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Juventusi mbetet në kërkim të një numri 9. Në fakt 9-n bardhezinjtë e kanë në shtëpi dhe e mban veshur Alvaro Morata, por sulmuesi spanjoll synon rikthimin në Spanjë, aty ku kërkohet me ngulm nga Barcelona.
Për të plotësuar kërkesat e Alegrit, drejtuesit e Juves janë vënë në lëvizje për të gjetur një bomber që garanton 20-25 gola në sezon, dhe pavarsisht se Barcelona u ka ofruar holandezin Depay, apo në modë janë edhe emrat e Aubameyang dhe Cavanit, i preferuari i Alegrit vazhdon të jetë Mauro Ikardi.
Problemi i vetëm qëndron te fakti që PSG synon të arkëtojë 100 mln euro nga shitjet në merkaton e janarit, ndërkohë që Juventusi nuk ka para për të shpenzuar në janar dhe e do Ikardin në huazim me detyrim blerjeje.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë por merkatoja hapet në 3 janar dhe për Juventusin parashikohet të ketë shkëndija.