TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Viti 2022 i Realit të Madridit nisi me humbje. "Los Blancos" u mposhtën nga Getafe (1-0) në sfidën që ngriti siparin e La Ligas për vitin 2022, duke zhgënjyer në derbin e vogël të Madridit përballë një Getafe që deri tani ka zhvilluar një kampionat shumë të dobët dhe para kësaj ndeshjeje ishte në zonën e rrezikut.
Sfida e "Coliseum Alfonso Perez" u vendos nga goli i shpejtë i sulmuesit turk Enes Unal që në minutën e 9-të. Reali u përpoq të kthente sfidën në favor, por pavarësisht rasteve të shumta të krijuara gjeti një Soria në superformë që ndali çdo tentativë të Benzema me shokë.
Me këtë humbje Reali rrezikon ta shikojë veten vetëm dy pikë para Sevillas që e ndjek dhe ka dy ndeshje më tepër për të luajtur.