TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjesti i mesfushorit të New York Red Bulls, Dru Yearwood në humbjen 0-2 të MLS kundër Philadelphia Union, sigurisht që nuk do të mbahet mend si një shembull i mirë, veçanërisht për fëmijët e shumtë të pranishëm në stadium. 22-vjeçari anglez, në kohën shtesë të ndeshjes, dukshëm i mërzitur nga rezultati dhe për një goditje dënimi të fishkëllyer kundër tij, e ka parë të arsyeshme të hedhë topin me fuqi të madhe drejt tifozëve në tribunë. Ndoshta një gjest instinktiv, por fakti është se ai ka goditur me forcë në fytyrë një grua duke bërë të qajë edhe një fëmijë, që ishte pranë saj.

Sapo arbitri Ford fishkëlleu një goditje dënimi pranë vijës anësore, Yearwood goditi menjëherë topin dhe e hodhi atë në tribunën ku ishin tifozët e tij të New York Red Bulls. Mesfushori, për fat të keq, goditi në fytyrë një tifoze dhe madje la një fëmijë të përlotur pak më tutje, ndoshta i frikësuar dhe i shqetësuar për atë që ndodhi. Ish-lojtari i Brentford, duke vënë re aktin e keq që sapo kishte bërë, më pas doli mbi tabela për të kërkuar falje, por pa dobi.

Një tifoz i Red Bulls i doli përpara lojtarit, duke mos e lejuar të shkonte për t’i kërkuar falje vajzës së goditur, ndërsa tifozët e tij nisën koret “Ass****” në drejtim të anglezit. Yearwood më pas kërkoi falje zyrtarisht në rrjetet sociale: “Dua të kërkoj falje nga thellësia e zemrës sime për tifozët që u goditën nga topi. Emocionet e mia më mposhtën në këtë ditë dhe zhgënjeva të gjithë klubin dhe çdo tifoz të New York Red Bulls. Shpresoj që tifozët të jenë mirë dhe të më falin”, ka shkruar ai në Twitter.
Për gjestin e tij, Yearwood, i cili sapo ishte ndëshkuar me të verdhë, mori edhe përjashtimin. Shumë fansa tani kërkojnë një dënim shembullor për të.
Dru Yearwood met with “a**hole” chants by his own fans after firing the ball into the stands, hitting a few young fans. pic.twitter.com/evlEHaMEQL
— Kristian Fletcher Fan Page???????? (@futbolamericana) September 4, 2022