TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Napoli ka mposhtur me përmbysje Lacion me rezultatin 2-1 në javën e pestë të Serisë A. Në sfidën që kishit mundësi ta ndiqnit live dhe ekskluzivisht në Oversport, ishin golat e Kim dhe Khvicha Kvaratskhelia që përmbysën rezultatin në “Olimpico”.
Lacio e nis në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen dhe pas vetëm katër minutash lojë gjen golin e avantazhit. Zaçagni arrin të mposhtë Meret dhe çon topin në rrjetë duke i çuar edhe shifrat në 1-0.
Napoli nuk e humbet toruan dhe në fundin e pjesës së parë vendos ekuilibrat me anë të mbrojtësit Kim. Goditja e këtij të fundit edhe pse u largua nga portieri i Lacios e kishte kaluar vijën fatale dhe falë “goal line technology”, gjyqtari i takmit e akordoi si gol.
Përmbysja e madhe vjen në pjesën e dytë, në minutën e 61, ku njeriu më në formë për momentin te Napoli Khvicha Kvaratskhelia shënon golin e dytë. Ky ishte edhe goli që vulosi rezultatin final të takimit duke i dhënë edhe pikët e plota Napolit.
Kështu pas pesë javësh, Napoli ngjitet në kuotën e 11-pikëve, ndërsa Lacio ka grumbulluar 8 pikë.