SPORT, 3 Shtator 2022, 23:09

Barcelona dhe PSG “zjarr”, triumfojnë bindshëm në duelet e radhës në transfertë

Barcelona dhe PSG “zjarr”, triumfojnë bindshëm në

Barcelona në Spanjë dhe PSG-ja në Francë nuk kanë falur në duelet e tyre në kampionat mbrëmjen e sotme.

Në La Liga, katalanasit i shkaktuar një tjetër humbje skuadrës së Sevilla, me rezultatin 3-0.

Raphinha (21') ishte ai që e zhbllokoi ndeshjen, kurse Robert Levandovski (36') realizoi golin e qetësisë në pjesën e parë. Barça nuk u mjaftua me kaq.

Në pjesën e dytë Erik Garcia (51') shënoi golin e tretë dhe i mbylli llogaritë dhe tani Barcelona ngjitet e dyta me dy pikë më pak se Reali i vendit të parë.

Në Ligue 1, PSG ndërkohë iu përgjigj skuadrës së Marseille, duke mposhtur 3-0 Nantes në transfertë. Kylian Mbappe ishte protagonist me dy gola (18’, 54’), ndërsa të tretin e shënoi Mendes (68').