TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Neymar nuk është më një prioritet për PSG dhe, sipas lajmeve që kanë ardhur nga Spanja, klubi francez është munduar ta largojë lojtarin gjatë merkatos së verës.
I përfolur disa herë për një transferim te Chelsea, me londinezët që e kanë parë si një alternativë të Rafael Leao-s, O’Ney ka një kontratë me klubin francez deri në vitin 2025.
Megjithatë, sipas Sport.es, Nasser Al-Khelaïfi duket se ia ka ofruar lojtarin Manchester City-t. Një operacion që ka dështuar pa filluar mirë nga një refuzim i thatë i Guardiola-s.
Në të vërtetë, City nuk e ka konsideruar kurrë një përparësi blerjen e Neymar, duke parë se e kishte përforcuar sulmin me blerjen e Erling Haaland nga Borussia Dortmund.
Po tani? Në Francë sigurojnë se PSG do të kthehet t’ua ofrojë lojtarin klubeve kryesore të Europës. Dhe mes këtyre duket se është edhe Juventus-i, ku braziliani do të bashkohej me Paredes dhe Di Maria.