SPORT, 18 Shtator 2024, 20:22

VIDEO/ Legjionari Qazim Laçi, debutim ëndrrash në Ligën e Kampionëve, mesfushori i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen e parë

VIDEO/ Legjionari Qazim Laçi, debutim ëndrrash në Ligën e

Qazim Laçi është bërë protagonist në sfidën e parë të Sparta Prague në Champions League përballë Salzburg.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës në debutimin e tij në kompeticionin më të madh europian për klube, duke shënuar golin e tretë për çekët.

Në minutën e 58’, Laçi mori një top brenda zonës dhe me një lëvizje mjaft të bukur, nxori bosh dy mbrojtësit e Salzburgut dhe portierin. Më pas çdo gjë ishte më e thjeshtë për të, i cili shtyu topin drejt rrjetës.

Ky është goli i parë i Laçit për këtë sezon, i cili erdhi në mënyrën më të mirë të mundshme.