SPORT, 16 Shtator 2024, 18:05

Rikthehet dhuna në Superiore, pjesëtari i stafit të Partizanit goditet me sende të forta në ndeshjen me Laçin

Rikthehet dhuna në Superiore, pjesëtari i stafit të Partizanit

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në Superiore, me takimin e javës së pestë mes Laçit dhe Partizanit.

Në minutën e 69’ të takimit, sende të rënda u hodhën drejt pankinës së “demave”, me një pjesëtar të stafit që u godit në pjesën e prapme të qafës.

Kjo bëri që ndeshja të ndalonte për disa minuta deri sa gjërat të viheshin nën kontroll.