SPORT, 17 Shtator 2024, 18:53

Mesfushori rikthehet në Francë, firmos Rabiot

 Mesfushori rikthehet në Francë, firmos Rabiot

Adrien Rabiot është lojtari më i ri i Marseille. Lajmi është dhënë nga klubi francez, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. 

Rabiot vjen si lojtar i lirë, nga skuadra e Juventusit.

29-vjeçari ka luajtur për shumë vite me radhë për PSG në Ligue 1, ndërsa ka mbajtur veshur fanellën e Toulouse.  Me kombëtaren e Francës, ai është impenjuar në 48 ndeshje, ku ka shënuar 4 gola.