TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lajm i keq për Barcelonën. Dani Olmo, i cili pësoi dëmtim në derbin katalanas ndaj Girona do të mungojë për një muaj.
Përveç ndeshjes në Champions League kundër Monacos, Dani Olmo do të mungojë gjithashtu ndaj Getafe (25 shtator në 21:00), ndaj Osasunas në El Sadar (28 shtator në 21:00) dhe në sfidën e dytë të Champions League në shtëpi kundër Young Boys (1 tetor. në orën 21:00).
Olmo, deri më tani është impenjuar në 3 ndeshje, ku ka shënuar 3 gola. Spanjolli pritet të jetë një futbollist i rëndësishëm për skemat e Flick, në vijim të sezonit.