SPORT, 17 Shtator 2024, 17:07

ZYRTARE/ Portugezi shkarkohet nga drejtimi i Al-Nassr, trajneri i ardhshëm i Ronaldos pritet të jetë Pioli

ZYRTARE/ Portugezi shkarkohet nga drejtimi i Al-Nassr, trajneri i ardhshëm

Luis Castro është shkarkuar nga drejtimi i Al-Nassr, kjo pas një starti mjaft të dobët të sezonit.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi saudit, duke falënderuar teknikun portugez për shërbimet e tij, teksa emri pasardhës duket se është aty.

Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Milanit, Stefano Pioli. Italiani e mbylli me kuqezinjtë në fund të sezonit të kaluar, teksa tashmë pritet të vazhdojë një aventurë të re në Arabinë Saudite, aty ku do të drejtojë Cristiano Ronaldon.