TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Me “gafaxhiun” e “Old Trafford”, Harry Maguire pranë kalimit te “çekanët” e West Ham për shifrën e 35 milionë eurove, tashmë “djajtë e kuq” të Manchester United duhet të mendojnë për afrimin e një tjetër qendërmbrojtësi gjatë kësaj merkatoje vere.
Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, në listën e United janë tre emra, të cilët vijnë dy nga Bundesliga, Benjamin Pavard i Bayern Munich dhe Edmons Tapsoba i Bayer Leverkusen, si dhe një nga Ligue 1, francezi Jean-Clair Todibo i Nice.
Më tej në raportimet e tyre, tabloidet britanike theksojnë se “djajtë” janë në bisedime të avancuara me Bayern Munich për shërbimet e Benjamin Pavard, me këtë të fundit që dëshiron një “aventurë” të re në karrierën e tij dhe duket se United është pikërisht ekipi i duhur për këtë.