TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tensioni para ndeshjes mes Tiranës dhe Beshiktash në stadiumin “Air Albania”, ka bërë që UEFA të hapë hetim disiplinor për sfidën e luajtur javën e kaluar, e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës. Dhe klubi turk ka bërë sot publike pasojat e veprimeve të mbështetësve të tij.
Beshiktashi, nëpërmjet një komunikate zyrtare, bëri të ditur se UEFA kishte vendosur që t’i ndëshkonte me një gjobë të rëndë, ndërsa i kishte dhënë një dorë klubit turk duke ulur nga 2 ndeshje në vetëm 1 pezullimin për Masuakun, i cili u ndëshkua me karton të kuq në atë sfidë.
“Pezullimi për futbollistin tonë Artur Masuaku, i cili mori një karton të kuq në ndeshjen ndaj Tiranës, u reduktua nga 2 ndeshje në 1. Si pasojë, ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë që skuadra do të luajë kundër Neftçi Baku në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Për më tepër, për shkak të ngjarjeve në tribunën e miqve gjatë ndeshjes ndaj Tiranës, klubi ynë u gjobit me 40 mijë euro dhe është mbyllur tribuna e tifozëve udhëtues për një ndeshje. Por ky penalitet i fundit u pezullua për dy vite dhe do të hyjë në zbatim nëse shkeljet do të përsëriten”, shkruante klubi i Beshiktashit.
Tani pritet të mësohet se cili do të jetë ndëshkimi për klubin e Tiranës, pasi kishte probleme edhe me tifozët bardheblu në trazirat që i paraprinë fillimit të ndeshjes.