TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sulmuesi Lukaz Perez, ka bërë një sakrificë financiare, teksa ka paguar një pjesë të tarifës së transferimit të tij, plot 500 mijë euro, për të siguruar një rikthim në klubin e zemrës, Deportivo La Korunja. 34-vjeçari, ishte pjesë e Kadizit në La Liga, teksa ishte golashënuesi më i mirë i Kadizit këtë sezon.
Megjithatë, Perez ka një lidhje të ngushtë shpirtërore me Deportivon dhe nuk po duronte dot duke e parë skuadrën në nivelin e tretë të futbollit spanjoll.
La Korunja aktualisht është në vendin e katërt në Primera Federacion, katër pikë mbrapa kryesuesve Kordoba, pas 17 javëve të zhvilluara.
Perez, i cili numëron 100 paraqitje për Deportivon në dy periudha, tani do të kërkojë të kthejë skuadrën në kategorinë e dytë dhe pastaj në elitën e futbollit në Spanjë.
Lucas Pérez, former Arsenal striker and Cádiz’s top scorer in La Liga, paid €500k out of his own pocket to go down two divisions... ????
— SPORTbible (@sportbible) January 2, 2023
He couldn’t stand seeing Deportivo La Coruña in the third division and wants to help them get back to where they belong ????
HUGE RESPECT! ???? pic.twitter.com/D0n0rZ8UNg