AKTUALITET, 6 October 2026, 10:50

Kurbin/ Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh! Dyshohet e qëllimshme

Kurbin/ Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie

Një zjarr ka përfshirë gjatë orëve të vona të natës disa mjete të rënda të një operatori privat, i cili ushtron aktivitet në brigjet e lumit Mat, në Kurbin.

Siç shihet edhe nga pamjet, në flakë janë përfshirë 4 kamionë dhe një eskavator.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por pavarësisht kësaj një pjesë e tyre janë shkrumbuar totalisht.