TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Silvinjo është trajneri i parë brazilian i Shqipërisë dhe i nëntë i huaj i Kombëtares shqiptare, qysh kur Armand Duka fitoi mandatin e parë presidencial të FSHF-së, në 2002.
Katër italianë: Dosena, De Biazi, Panuçi dhe Reja i dhanë nuanca “axurre” Kuqezinjve, me De Biazi që kulmoi me kualifikimin në finalet e Euro 2016 dhe Reja që u ngrit një ligë më lart (B) në Ligën e Kombeve.
Gjeografia e trajnerëve kompletohet me dy kroatë (Bariç dhe Kuzhe), një gjerman (Brigel) dhe një holandez (Han), të cilët, përveç kontratave të majme, patën sukseset dhe dështimet e tyre.
Brigeli regjistroi edhe fitoren me të bujshme, atë kundër Greqisë (2-1), e cila sapo ishte shpallur kampione e Euro 2004.
Trajnerët e Kombëtares në epokën "Duka (2002-2023)
1.Xhuzepe Dosena:(2002) – Itali
2.Hans-Peter Briegel:(2002-2006) - Gjermani
3.Oto Bariç:(2006-2007) - Kroaci
4.Ari Haan:(2008-2009) - Holandë
5.Josip Kuzhe:(2009-2011) - Kroaci
6.Xhani De Biazi:(2011-2017) – Itali
7.Kristian Panuçi:(2017-2019) - Itali
8.Edi Reja:(2019-2022) – Itali
9.Silvinjo (Nga 2023...) – Brazil