TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Hetimi “Prisma” mbi llogaritë e Juves është pasuruar me detaje dhe analiza të reja. I fundit që ka folur mbi këtë situatë ka qenë Enriko Stazi, profesor në Universitetin e Menaxhimit në Torino dhe konsulent ekspert i fushës, që është njëkohësisht edhe personi i caktuar nga prokuroria e Torinos, për të analizuar pasqyrat financiare të bardhezinjve.
“Pasqyrat financiare të Juventusit duket se nuk janë hartuar në përputhje me ligjet dhe rregulloret e nxjerra nga Consob dhe me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit”, tha profesori për “La Repubblica”, duke vazhduar:
“Në veçanti, është konstatuar se operacionet e shkëmbimeve të lojtarëve nuk janë përfaqësuar në mënyrë korrekte dhe ka boshllëqe të mëdha, si për sa i përket fitimeve kapitale në lidhje me lojtarët e shitur, ashtu edhe për sa i përket kostove të blerjes”.
Në fund Stazi u ndal edhe te paga e shumëpërfolur: “Është konstatuar se komunikata për shtyp e lëshuar nga klubi më 28 mars 2020 nuk jep informacion të plotë dhe të saktë për marrëveshjen e arritur në lidhje me heqjen e pagave të tyre”.