TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kristiano Ronaldo tashmë është një futbollist i Al Nassr dhe për të prezantuar yllin portugez bnë kampionatin saudit, klubi po bën gjithçka që është e mundur që të përjetohet një atmosferë spektakolare. E përditshmja sportive spanjolle “Marca” ka mësuar se nesër do të jetë dita kur Ronaldo do të prezantohet zyrtarisht në “shtëpinë” e re.
Futbollisti udhëton sot drejt Riadit, ku do të takohet me drejtuesit e klubit dhe ku pritet të mbyllë detajet e fundit sa i përket akordit që është nënshkruar me palëve, duke filluar nga jeta në Arabinë Saudite dhe sistemimi i familjarëve të tij.
Nesër në mëngjes pritet që ai të kryejë vizitat mjekësore të rastit, ndërsa në drekë, parashikohet që të zhvillohet prezantimi i tij në stadiumin “Mrsool Park”, i cili do të jetë i tejmbushur me 30 mijë tifozë të pranishëm për të parë për herë të parë portugezin me fanellën e klubit të zemrës. Për Al Nassr, por edhe kampionatin arab, kjo është lëvizja më e rëndësishme e marketingut në këto vite ndaj sauditët po përpiqen që gjithçka të jetë në perfeksion për ceremoninë e nesërme, duke qenë të ndërgjegjshëm se mbi ta do të jenë sytë e të gjithë botës.