SPORT, 2 Janar 2023, 21:07

Liverpuli e nis me humbje vitin 2023, mposhtet nga Brentfordi i Strakoshës

Liverpuli e nis me humbje vitin 2023, mposhtet nga Brentfordi i Strakoshës

Viti i ri kalendarik ka nisur me blofe të shumta në Premier Ligën angleze.

Pas hapave fals të Mançester Sitit, Totenhemit, Çelsit, Njukasëllit, sot ishte radha e Liverpulit.

Të kuqtë e Klop u mposhtën mbrëmjen e sotme nga Brentford i Strakoshës me rezultatin 3-1 në duelin e vlefshëm për javën e 19-të.

Autogoli i shkaktuar nga Konate në minutën e 19-të, zhbllokoi sfidën, ndërkohë që në minutën e 42-të, Visa, kaloi në avantazh të dyfishtë vendasit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.

Në fragmentin e dytë të lojës, Liverpuli, provoi të rihapte sfidën me Çambërlein, në minutën e 50-të, por vetëm kaq, pasi ishte Mbeumo, që në minutën e 84-t, vulosi triumfin e Brentford me rezultatin 3-1.

Liverpuli e nis me humbje vitin 2023, mposhtet nga Brentfordi i Strakoshës