TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Transferimi i Kristiano Ronaldos në Arabinë Saudite bën viktimën e parë.
Xhalolidin Masharipov është nxjerrë në shitje nga klubi saudit, i cili i ka treguar derën futbollistit 29-vjeçar uzbek për shkak të numrit të fanellës.
Masharipov iu bashkua Al Nassr në vitin 2021 dhe që atëherë mbante veshur fanellën me numrin 7. Por me transferimin e Ronaldos, nuk kishte dyshime që fanella me numrin 7 do i kalonte portugezit. Megjithatë, raportohet se Masharipov nuk ka qene edhe aq i lumtur që ta dorëzojë dhe për këtë arsye, është nxjerrë në shitje nga klubi.
Shefi i klubit, Musalli Al Muamar, hodhi poshtë zërat për këtë situatë. Ai theksoi se kjo ishte thjesht “pasojë e një transferimi të munguar te Al Ahli në Egjipt.
Në fillim ishte gjithçka e mbyllur, por pastaj papritur Masharipov kërkoi të qëndronte. Por fanella me numrin 7 ishte rezervuar për një lojtar tjetër. Tani ai ka një numër të ri, ishte i lumtur që të mbante fanellën me numrin 77”, theksoi presidenti i klubit saudit.
Por raportohet se Masharipov vazhdon të jetë në shitje, bashkë me Vinsent Abubakar, Piti Martínez, Gislein Konan, Taliska dhe David Ospina.
Kjo, pasi klubi ka 9 lojtarë jo-sauditë në përbërje dhe sipas rregullave i lejohet të ketë maksimalisht 7 të tillë.