SPORT, 2 Janar 2023, 17:50

Përcjellja në banesën e fundit e Pele, legjenda braziliane do të varroset në katin e nëntë

Përcjellja në banesën e fundit e Pele, legjenda braziliane do

Bota e futbollit humbi disa ditë më parë legjendën braziliane të futbollit Pele, i cili ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare.

Siç raportojnë mediat në Brazil, varrimi është caktuar për të martën e 3 janarit në Santos. Dëshira e fundit e “Mbreti” të futbollit ishte që të varrosej në katin e nëntë të varrezave në vendlindjen e tij.

Pele do të varroset në varrezat “Ecumenical Necropolis Memorial”.

Përcjellja në banesën e fundit e Pele, legjenda braziliane do

Kjo varrezë konsiderohet si më e larta në botë, ka 32 kate dhe mbulon 1.8 hektarë si dhe ka rreth 16.000 varreza.