SPORT, 26 Tetor 2023, 20:29

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk e harron Ballkanin, Daku i jep zemër skuadrës së Dajës para Astanës

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk e harron Ballkanin, Daku i jep

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, nuk e harron Ballkanin. Ish-sulmuesi i kampionëve në fuqi të Kosovës, përmes një postimi në rrjetet sociale i ka uruar suksese Ballakanit në ndeshjen e sotme ndaj Astanës në Konferencë Ligë.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, dhe fillon në orën 18:45.

“Shumë fat dhe suksese, është koha me kalu edhe në një nivel tjetër, FC Ballkani”, ka shkruar Daku duke vendosur një ikonë zemre para emrit të Ballkanit.