TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Futbolli brazilian është në zi pasi u raportuar se një sulmues 21-vjeçar, Felipe Diogo, ishte qëlluar për vdekje me armë.
Sipas raportimeve të mediave lokale, lojtari i Sao Bernardo është qëlluar për vdekje me gjakftohtësi në një rrugë të qytetit Ribeirao Preto. Agjencia braziliane e lajmeve “ge.globo” raportoi se futbollisti u godit me breshëri plumbash dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.
Policia po heton motivin e vrasjes dhe për zbulimin e autorëve, ndërsa klubi i tij i cili merr pjesë në kategorinë e tretë braziliane ka shprehur ngushëllimet me një postim.
“Klubi i futbollit, Sao Bernardo, shpreh pikëllimin e tij për lajmin e vdekjes së futbollistit tonë, Felipe Diogo Bernardes Ferreira, i njohur si Felipe Diogo. Zoti ngushëlloftë zemrat e familjes së tij në këtë moment dhimbjeje të thellë”. I ndjeri ka luajtur edhe për skuadra si Cruzeiro dhe Botafago.