TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kristjan Asllani vijon të jetë një “mall” shumë i kërkuar në kuadër të merkatos. Goli ndaj Interit vetëm sa ia ka rritur vlerën pasi shumë klube po interesohen për lojtarin e Empolit, ku në orët e fundit është shtuar edhe Milani.
Edhe në të kaluarën ishte folur, por me ndeshjet e fundit elbasanasi po tregon se është gati për hovin cilësor. Vetë Maldini po e monitoron situatën e tij dhe me Empolin raportet janë të mira prej kohësh.
Elozhet për Asllanin nuk mungojnë. Tashmë në rolin e opinionistit, Daniale Adani tha dje: “Përpara ndeshjes pata një bisedë me trajnerin e Empolit, të cilin e pyeta se deri ku mund të arrijë Asllani.
Ai më drejtoi drejt fushës së ‘San Siro’-s. Kristjani më duket futbollist për skena të mëdha dhe për mua është më i miri në kampionatin italian”, deklaroi Adani.