TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Thellohet hendeku mes sulmuesit Lirik Kastrati dhe Legias së Varshavës. Shqiptari i Kosovës, nuk është përfshirë nga trajneri serb Akeksandër Vukoviç për ndeshjen e fundjavës ndaj Zaglebie Lubin, teksa gjasat janë të mëdha që palët të divorcohen.
Kastrati u transferua me bujë nga Dinamo e Zagrebit drejt Legias së Varshavës, ku aktivizohen edhe Ernest Muçi dhe Jurgen Celhaka, por aventura e sulmuesit të Kosovës, ka lënë për të dëshiruar, teksa raportet me drejtuesit janë ftohur ndjeshëm. Kastrati e nisi mirë edicionin me polakët, ku në 26 ndeshje realizoi 2 gola dhe 3 asiste, por më pas duket që erdhi ftohja.