SPORT, 3 Shkurt 2022, 13:18

Konfirmohet krisja, Tare refuzon ftesën e Sarrit, i vetmi që mungoi në darkën e trajnerit

Konfirmohet krisja, Tare refuzon ftesën e Sarrit, i vetmi që mungoi

Me një merkato shumë të vakët, shumë larg kërkesave të tij, Maurizio Sarrit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të afrohet me grupin aktual, ti marr më të mirën lojtarëve që ka në dispozicion.

Tekniku vendosi të imitojë Inzaghi duke anuluar seancën e fundit stërvitore dhe duke ftuar të gjithë grupin në një darkë të ofruar prej tij.

“Të gjithë të bashkuar deri në qershor, më pas të shohim”, ky ishte thelbi i kësaj mbrëmje pasi dhe disa lojtarë shprehën dëshirën për tu larguar që në merkaton e janarit.

Më pas të gjithë u bashkuan rreth Toma Basic i cili ra pre e një vjedhje me armë përpara se të vinte në darkën e organizuar nga Sarri.

I vetmi që mungoi në këtë banket ishte drejtori sportiv Igli Tare, me të cilin Sarri ka pasur këtë periudhë jo pak përplasje, pakënaqësi në lidhje me merkaton e dimrit.

Palët kanë pësuar një krisje të madhe ndërmjet tyre duke e bërë rinovimin e kontratës shumë të vështirë, mgjth bëhet fjalë për profesionistë dhe gjithçka do të vendoset në bazë të rezultateve.