SPORT, 2 Shkurt 2022, 19:39

Debutimi i Muriqit, bomberi i Kosovës gradohet menjëherë titullar te Majorka

Debutimi i Muriqit, bomberi i Kosovës gradohet menjëherë titullar

Vedat Muriqi u zyrtarizua dy ditë më parë te skuadra e Majorkës që militon në La Ligën spanjolle, ndërkohë që ditën e sotme, bomberit të Kosovës, i është besuar vendi i titullarit në duelin e Kupës, që ekipi i ri i Muriqit do të zhvillojë në orën 20:00 ndaj Vajekanos.

27-vjeçari nga Prizreni, i cili nuk arriti të linte gjurmë me Lacion në Itali, shpreson ta nisë në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën spanjolle.