SPORT, 3 Shkurt 2022, 14:38

Koniaspori konfirmon kontratën e re, Sokol Cikalleshi: Jemi një familje e madhe!

Koniaspori konfirmon kontratën e re, Sokol Cikalleshi: Jemi një

Sokol Cikalleshi ka vazhduar bashkëpunimin me klubin e tij Koniaspor edhe për dy vitet e ardhshme. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2024. 31-vjeçari kavajas në konferencën për shtyp ku hodhi dhe “të zezën në të bardhë” tha se është i lumtur që do të jetë sërish pjesë e kësaj familjeje të madhe dhe do të japë gjithçka në fushën e blertë për ekipin turk:

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e një familjeje të madhe si Koniaspor. Dua të falënderoj presidentin, drejtuesit dhe trajnerin tonë që kontribuan në realizimin e këtij rinovimi.

Premtoj se do të luftoj në fushën e blertë deri sa të jem pjesë e skuadrës. Kemi arritur një sukses të mirë këtë sezon. Kjo nuk është padyshim një rastësi. Ne jemi këtu me një frymë ekipi.

E rëndësishme është të qëndrojmë këtu tani e tutje. Ne kemi punuar shumë dhe do të vazhdojmë të punojmë. Jam i sigurt se do ta përfundojmë sezonin në një vend shumë të mirë.

Nesër kemi një ndeshje të rëndësishme ndaj Giresunsporit. Shpresoj të marrim një rezultat të mirë. Jam i sigurt që tani e tutje do të japin më shumë mbështetje.

Jemi një familje e madhe. Dhe kjo lidhje do të vazhdojë deri në fund të sezonit dhe ne do të përfundojë sezonin në mënyrën më të mirë.”, përfundoi Cikalleshi.