TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhet axhenda e presidentit të UEFA-s Alexander Ceferin i cili vjen sot në orën 12:30 për një vizitë pune në Tiranë.
Ceferin do të ketë një drekë me kreun e FSHF-së Armand Duka dhe në orën 15:00 do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.
“Kreu i qeverisë së futbollit europian do zhvillojë një takim në orën 15:00 me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të pritet nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ku do të diskutohet për problematikat e incidenteve të fundit lidhur me procesin zgjedhor dhe organizimin e finales historike të UEFA Europa Conference League në stadiumin ‘Air Albania’ më 25 maj”, thuhet në një njoftim.